Sunday, 4. October 2026
Futboll

Manchester United e nis me humbje, fitore befasuese e Hull (Video)

GS 22/08/2026 1 Min. Lesezeit

Manchester United e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme sezonin e ri të Premier League.

Skuadra e Carrick, në fakt, është mundur 2-0 në fushën e Hull, ekip që sapo është ngjitur nga Championship.

Sfida e luajtur në MKM Stadium është zhbllokuar në minutën e 17-të me Ajayi dhe në të 38-ën ka ardhur goli i dytë nga Mendy. Të dy këto gola kanë ardhur nga goditje standarde.

Vendasit kanë arritur ta mbrojnë avantazhin e dyfishtë në pjesën e dytë dhe të marrin tri pikë shumë të rëndësishme.

Hull City [1] – 0 Manchester United – Semi Ajayi 17′ – VIDEO

Teilen: