Saturday, 22. August 2026
Sport

Franz Beckenbauer Super Cup/ Bayern-i dhe BVB kërkojnë trofeun e parë sezonal dhe… 3 mln €

GS 22/08/2026 2 Min. Lesezeit

“Signal Iduna Park” do të jetë arena ku Gjermania ndan sot trofeun e parë sezonal. Bayern-i i Mynihut, fitues i Bundesliga-s dhe DFB Pokal, sfidon në Dortmund ekipin vendas në edicionin e 27-të të këtij kompeticioni.

Bayern-i është formacioni më me shumë trofe në këtë kompeticion pasi ka festuar plot 11 herë ndërsa BVB e ka fituar 6 herë.

Sa i përket çmimit mësohet se fituejsa e kësaj kupe do të përfitojë një premio prej rreth 3 milionë eurosh.

Favorite kryesore është skuadra e Kompany, e cila nuk njeh humbje në transferët në kompeticionet gjermane prej 31 takimesh radhazi.

Takimi i sotëm do të jetë i dhjeti në Franz Beckenbauer Super Cup mes Bayern-it dhe Borussia së Dortmundit. Bavarezët janë në avantazh pasi kanë fituar 5 herë ndërsa rivalët e tyre numërojnë 4 fitore.

Për ndeshjen e sotme në “Signal Iduna Park” organizatorët kanë thënë se janë shitur të gjitha biletat ndërsa në shkallët e impiantit do të jenë prezent emra si Jürgen Klopp (komisari teknik i Gjermanisë), Bernd Neuendirf (presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit), Rudi Völler (drejtori sportiv i kombëtares) dhe Friedrich Merz (Kancelari i Gjermanisë).

Teilen: