Kosova e ka nisur me fitore garën në Lojërat Mesdhetare në konkurrencën e meshkujve, në padel.
Dyshja kosovare Lavdrimi dhe Leotrimi kanë triumfuar në ndeshjen e parë ndaj çiftit turk Ozbayrak dhe Toker, duke i mposhtur ata me rezultat 7-6, 6-3.
Pas kësaj fitoreje, dyshja nga Kosova ka siguruar kalimin në çerekfinale, ku e pret një përballje e vështirë ndaj kampionëve të Portugalisë, Deus dhe Deus.
Kosova synon ta vazhdojë rrugëtimin me rezultate pozitive në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, ndërsa Lavdrimi dhe Leotrimi do të kërkojnë një tjetër fitore për të siguruar kalimin në fazën e radhës.
Teilen: