Saturday, 22. August 2026
Sport

Amorim zbulom suprizën e madhe te Milani: E dua këtë lojtar

GS 22/08/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, ka zbuluar emrin e lojtarit që e ka impresionuar më shumë gjatë përgatitjeve verore, duke veçuar talentin 19-vjeçar Alphadjo Cisse.

Në konferencën për media para ndeshjes Torino-Milan, tekniku portugez u pyet se cili futbollist e ka surprizuar më së shumti deri më tani.

Edhe pse fillimisht tha se ishte e vështirë të zgjidhte vetëm një emër, Amorim nuk hezitoi të lavdëronte të riun francez, përcjell ORAinfo.

Screenshot
“Sa i përket lojtarit që më ka befasuar më shumë, është e vështirë të them vetëm një, por unë e dua Cissen. E dua Cissen. Ndërsa Matteo Gabbia përfaqëson në mënyrë perfekte atë që është Milani.

Nëse doni një lojtar që përfaqëson Milanin, flisni për Gabbian”, deklaroi Amorim.
Gjatë fazës përgatitore, Milani u dha hapësirë disa lojtarëve të rinj për të treguar vlerat e tyre, mes tyre Francesco Camarda, Christian Comotto, Lorenzo Torriani dhe Alphadjo Cisse. Megjithatë, duket se pikërisht Cisse ka lënë përshtypjen më të madhe te trajneri.

Cisse iu bashkua Milanit nga Hellas Verona gjatë afatit të janarit, por pjesën e mbetur të sezonit e kaloi në huazim te Catanzaro. Këtë verë ai iu bashkua për herë të parë skuadrës kuqezi dhe, pavarësisht se është vetëm 19 vjeç, ka arritur të shkëlqejë me paraqitjet e tij, madje duke shënuar edhe gol ndaj Manchester United në miqësoret verore.

Sipas raportimeve të fundit, talenti i ri pritet të ketë një mundësi të artë edhe në ndeshjen e së dielës ndaj Torinos, ku mund të nisë si titullar. Një rast i madh për Cissen që të dëshmojë se meriton një vend në formacion, sidomos në një kohë kur Milani po kërkon ende një mesfushor ofensiv dhe konkurrenca pritet të rritet edhe më shumë. /ORAinfo/

Teilen: