Saturday, 22. August 2026
Sport

Partizani-Teuta në RTSH, Bratu: I kënaqur me debutimin, një pikë që ngjan si tre

GS 22/08/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri i Partizanit, Florin Bratu, foli për emisionin “Super Gol” në RTSH pas barazimit 0-0 përballë Teutës në debutimin e tij në krye të kryeqytetasve në Abissnet Superiore. Tekniku i “demave” deklaron se është i kënaqur me pikën e fituar, sepse për mënyrën si rrodhi ndeshja, ky barazim ngjan si një fitore.

“Ishte një ndeshje e vështirë. E dija këtë sepse u ndesha me ndoshta një nga trajnerët më të mirë në Shqipëri, ndërsa unë isha debutues. Unë do të doja të fitoja, por mendoj se është një pikë që  ngjan si tre për ne, se kemi luajtur 55 minuta pa një lojtar të rëndësishëm për ne. Por mendoj se që kur kam ardhur këtu, dua të krijoj nga ekipi i Partizanit një frymë skuadre dhe për këtë arsye, duhet të nisemi me këtë pikë të mirë, pasi jam krenar me lojtarët e mi pasi ata luftuan deri në fund.

Nuk mendoj për merkaton tani. Jam ende në tension nga ndeshja dhe të shohim në javën e ardhshme. Por jam i kënaqur për lojtarët që kam deri tani”, ka thënë mes të tjerash Bratu.

Teilen: