Saturday, 22. August 2026
Sport

Vdes në moshën 25 vjeçare ish-lojtari i West Bromwich Albion

GS 22/08/2026 2 Min. Lesezeit

Ish-lojtari i West Bromit, Quevin Castro, ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 25-vjeçare.

Castro u rrëzua në tokë gjatë një ndeshjeje stërvitore teksa luante për skuadrën portugeze të kategorisë së tretë, Real Sport Clube (Massama), të shtunën, shkruan talkSport.

Klubi i Primeira Ligas, Estrela da Amadora, ishte mikpritës i ndeshjes miqësore në Malveira dhe Castro pësoi një problem shëndetësor në minutën e dhjetë.

Mjeku i klubit bëri përpjekje për ta rikthyer lojtarin në jetë duke përdorur një defibrilator dhe u njoftua INEM-i (Instituti Kombëtar i Emergjencave Mjekësore).

Mesfushori portugez u dërgua në spital, ku u konstatua vdekja e tij pak pas mbërritjes.

Estrela da Amadora shprehu ngushëllimet e saj përmes një deklarate zyrtare në faqen e internetit të klubit.

“Estrela da Amadora shpreh ngushëllimet e saj më të thella për ndarjen nga jeta të Quevin Castro-s, lojtar i Real Massama-s. Në këtë moment pikëllimi të thellë, Estrela da Amadora u përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të Quevin Castro-s, si dhe gjithë strukturës së Real Massama-s”, shkruhet në reagimin e klubit Estrela da Amadora.

Teilen: