Saturday, 22. August 2026
Sport

Volejbollistët e Kosovës pësojnë tjetër disfatë në Lojërat Mesdhetare

GS 22/08/2026 1 Min. Lesezeit

Volejbollistët e Kosovës kanë pësuar tjetër humbje 3:0 në sete në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Kosova të shtunën në ndeshjen e dytë të Grupit B pësoi edhe nga Spanja. Në duelin e parë me të njëjtin rezultat humbi edhe nga Greqia.

Spanjollët të shtunën në “Satte Sports Hall” ishin më të mirë nga fillimi dhe nuk lejuan befasi.

Setin e parë e fituan 25:15, ndërsa në setin e dytë, Kosova mblodhi 19 pikë.

Edhe në setin e tretë Kosova nuk arriti të bëj më shumë. Setin e fundit e mbylli me 14 pikë.

Kosova ndeshjen e parafundit në Grupin B e luan ndaj Egjiptit. Në këtë grup është edhe Turqia. Ndaj Turqisë luan të martën.

Nga Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, të shtunën janë eliminuar dy përfaqësueset e Kosovës në sportin e padelit.

Teilen: