Kombëtarja shqiptare Under 21 ka barazuar 1-1 përballë Italisë U21 në debutimin në Lojërat Mesdhetare, Taranto 2026.
Marinaj kaloi në avantazh kuqezinjtë në fundin e pjesës së parë, por vendasit barazuan shifrat në pjesën e dytë.
Ndonëse Italia ka pasur disa raste të mira për të shënuar, pjesa e parë është mbyllur 1-0 për kuqezinjtë falë një goli të shënuar nga Marinaj.
Italia ka barazuar në pjesën e dytë. Të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë, pasi sfida përfundon 1-1.
Shqipëria U21 do të luajë ndaj Kosovës U21 më 24 dhe ndaj Algjerisë më 26 gusht. Të dyja këto sfida do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Teilen: