Igball Jashari, djali i komandantit Bashkim Jashari, ka folur për komentet fyese të bëra muaj më parë në drejtim të Rifat Jasharit, pasi ky i fundit mori pjesë në një dasmë të familjes Haradinaj.
Igballi, i cili është futbollist i klubit Drita nga Gjilani, ka thënë se ata që e fyen ‘bacën Rifat’ nuk janë njerëz.”
“Ata çka e fyejnë bacën Rifat nuk janë njerëz, edhe janë shumë të paktë, ata komente nuk duhet me u lexu prej anës tonë dhe anës tij, me rëndësi është që ne kudo që shkojmë e kemi derën hapur, dhe siç ka thënë edhe baci Rifat familja Jashari ju përket të gjithëve”, ka thënë Igball Jashari për Noval Media.
Ndërsa, Igball Jashari, tutje ka folur edhe për babain e tij, Bashkimin, për të cilin ka thënë se është një forcë shumë e madhe për të në rrugën që ka zgjedh si futbollist profesionist.
Teilen: