Harry Kane është shpallur futbollisti më i mirë i sezonit 2025/26 në Gjermani, duke mposhtur në votim bashkëlojtarin e tij te Bayern Munich, Michael Olise, si dhe sulmuesin e Stuttgartit, Deniz Undav.
Sulmuesi anglez fitoi çmimin prestigjioz pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Bayernin, ku ishte një nga figurat kryesore të skuadrës.
Në sondazhin e organizuar nga revista “Kicker”, Kane mori 272 vota nga 656 anëtarët e Shoqatës Gjermane të Gazetarëve Sportivë.
Michael Olise u rendit i dyti me 203 vota, ndërsa Deniz Undav, lojtari i parë gjerman në renditje, përfundoi i treti me 61 vota.
Kane e mbylli sezonin me shifra mbresëlënëse, duke shënuar 61 gola në 51 ndeshje zyrtare për Bayern Munich.
Ai fitoi gjithashtu “Këpucën e Artë” të Evropës, duke konfirmuar statusin e tij si një nga sulmuesit më efektiv në kontinent.