Wednesday, 18. November 2026
Sport

Trepça përballet me Splitin në Mitrovicë

GS 18/11/2026 1 Min. Lesezeit

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça synon të rikthehet te fitorja në FIBA Europe Cup pas dy humbjeve të fundit në kuadër të fazës së grupeve.

Trepça, sot prej orës 18:30 do të përballet me Splitin e Kroacisë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë në kuadër të xhiros së gjashtë të Grupit A.

Trepça është e katërta në tabelë me 9 pikë, një më pak se Spliti që zë vendin e dytë dhe ka pikë të njëjta me ekipin nga Greqia, Promitheas që renditet i treti.

Skuadra kosovare është edhe në garë për pozitën e dytë, e cila siguron kalimin tutje dhe për këtë arsye ndaj Splitit synon fitoren, ndërsa pret përkrahje të madhe nga tribunat.

Trepça e kishte mposhtur Splitin në Kroaci dhe një fitore tjetër nga ekipit të njohur nga Kroacia, do të ishte me peshë të madhe për mitrovicasit.

Teilen: