Mundësi Ardit Zeneli është fituesi i medaljes së parë për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, që transmetohen në RTSH.
Në finalen për bronz në peshën deri 67 kilogramë, në stilin greko-romak, sportisti shqiptar triumfoi me rezultatin 9-8 ndaj kundërshtarit nga Greqia, Stavros Ntounias, duke i dhuruar Shqipërisë një medalje të rëndësishme në këtë edicion të Lojërave Mesdhetare.
Një sukses i jashtëzakonshëm për mundjen shqiptare, veçanërisht për disiplinën e atë greko-romake, që rikthehet në qendër të vëmendjes me një paraqitje të madhe në arenën mesdhetare.
Sa i takon mundjes, Shqipëria ka shanse për medalje të artë në Lojërat Mesdhetare, pasi në finale kanë kaluar Zelimkhan Abakarov dhe Dudaev. Abakarov do të përballet me turkun Ahmet Duman në finale, kurse Dudaev me maqedonasin Fati Vejseli.