Wednesday, 26. August 2026
Sport

Dita e shtatë e Lojërave Mesdhetare – Shumë gara sot, Donjeta Sadiku bokson për medaljet e para

GS 26/08/2026 1 Min. Lesezeit

Orar i ngjeshur i ekipit të Kosovës sot, ku bien në sy tri përballje me mikpritësin Italinë.

Vëmendja më e madhe është te boksierja Donjeta Sadiku, e cila garon me greken Sofia Legaki në gjysmëfinale të kategorisë -60 kg.

Në rast të fitores, Sadiku do të siguroj të paktën medaljen e argjendtë.

Ndërkohë, vajzat e volejbollit synojnë mrekullinë ndaj Turqisë. Fitorja i kualifikon në gjysmëfinale.

Teilen: