Wednesday, 26. August 2026
Sport

Juventusi çon Miretti-n në Turqi dhe synon goditjen Kessie, në lojë hyn edhe Roma

GS 26/08/2026 2 Min. Lesezeit

Janë ditë, ose ndoshta orë vendimtare për kalimin e Frank Kessie te Juventusi. Në pritje të një numri 9 për trajnerin Spalletti, klubi bardhezi ka bërë hapa përpara për të forcuar mesfushën. Pas largimit të Arthur, që ndërpreu kontratën, ikën edhe Fabio Miretti, i cili do të luajë për Beshiktash në Turqi.

Bëhet fjalë për një huazim me të drejtë blerjeje për 15 milionë euro. Dhe tani Carnevali mund të lëvizë më i qetë për të veshur bardhezi ish-lojtarin e Milanit, Kessie, që do t’i jepte kualitet dhe sasi mesfushës.

Kjo lëvizje tani duket e mundur nga ana ekonomike. Koha është e shkurtër dhe Juventusi nuk mund të presë më, aq më tepër që Kessie e ka gati alternativën, Al Ittihad, që ofron një kontratë dyvjeçare me 10 milionë euro. Klubi bardhezi tani ka gjithçka për të bërë ofertën përfundimtare. Mesfushori pret hapin e Juventusit, por duhet thënë se orët e fundit në lojë ka hyrë edhe Roma.

Gasperini e njeh mirë Kessie nga koha kur ishin bashkë tek Atalanta. Tani mbetet të shihet se cila do të jetë oferta më e mirë financiare, ndërsa vetë lojtari duket se ka përparësi Juventusin.

Teilen: