Wednesday, 26. August 2026
Sport

Alvarez mungoi në stërvitjen e sotme te Atletico, raportohet se ka probleme me bark

GS 26/08/2026 2 Min. Lesezeit

Julian Alvarez nuk është paraqitur në stërvitjen e mëngjesit të Atletico Madridit sot pasi thuhet se e ka kaluar një natë të vështirë për shkak të problemeve me stomakun.

Sulmuesi argjentinas nuk është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës, ndërsa mungesa e tij vjen në një moment delikat, pasi e ardhmja e tij në Madrid vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Sipas gazetarit Rubén Uría, Álvarez e ka pasur një shqetësim fizik gjatë natës, duke bërë që të mos jetë në gjendje të marrë pjesë në seancën stërvitore.

Vetë Atlético Madridi ka konfirmuar se lojtari mungoi për shkak të një indispozicioni, pa dhënë detaje të tjera për gjendjen e tij.

Mungesa e Álvarezit vjen vetëm pak ditë pas barazimit 2-2 ndaj Villarrealit, ndeshje në të cilën argjentinasi u aktivizua nga stoli dhe më pas u përball me vërshëllima nga tifozët e Atlético Madridit.

Pas ndeshjes, klubi vendosi që Álvarez të mos shkonte bashkë me pjesën tjetër të skuadrës për t’i përshëndetur tifozët, duke e dërguar direkt në dhomat e zhveshjes.

Kjo e ka rritur edhe më shumë tensionin rreth situatës së tij.

Në sfond vazhdon edhe saga e transferimit të Álvarezit. Sulmuesi e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Atlético dhe Barcelona ka qenë një nga destinacionet e mundshme.

Megjithatë, Atlético Madridi vazhdon të jetë kundër një transferimi te klubi katalanas dhe situata mes palëve mbetet e tensionuar.

Barcelona madje ka filluar të heqë dorë gradualisht nga ideja e transferimit, ndërsa Atlético kërkon ta mbajë lojtarin ose të shqyrtojë alternativa të tjera.

Për momentin, problemet me stomakun janë arsyeja e raportuar për mungesën e Álvarez në stërvitje, dhe nuk ka konfirmim se bëhet fjalë për një dëmtim serioz.

Atletico Madridi tani do ta monitorojë gjendjen e sulmuesit përpara ndeshjes së ardhshme, ndërsa e ardhmja e tij vazhdon të mbetet një nga temat kryesore në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

Teilen: