Wednesday, 26. August 2026
Sport

🔥 Balde njofton Barcelonën me vendimin e tij

GS 26/08/2026 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi spanjolle, Alejandro Balde ka qenë emri më i përfolur i transferimeve këtë verë te Barcelona dhe lojtari tashmë ka jnoftuar klubin me vendimin e tij.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Alejandro Balde i ka komunikuar zyrtarisht Barcelonës dëshirën e tij të qartë për të qëndruar në klub.

Mbrojtësi i majtë 22-vjeçar synon të qëndrojë në ekipin e fëmijërisë së tij dhe të konkurrojë drejtpërdrejt për një pozicion titullar në skuadrën e Hansi Flick.

Ndërsa bordi i Barcelonës ka shqyrtuar një shitje të mundshme si pjesë e strategjisë së tyre më të gjerë të balancimit financiar, vetë Balde nuk po kërkon të largohet.

Vendimi përfundimtar tani i takon Barcelonës, pasi vetëm një propozim masiv nga një klub i nivelit të lartë evropian do ta ndryshonte situatën e lojtarit para afatit të fundit.

Balde është lidhur fort me një transferim te Manchester United gjatë disa javëve të fundit, me Djajtë e Kuq që thuhet se kanë gati 30 milionë euro për spanjollin.

Teilen: