Borussia Dortmundi ka rikthyer interesimin për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, raportojnë mediumet gjermane.
Bëhet e ditur se gjasat janë të mëdha që Dortmundi ta kryejë transferimin e Asllanit nga Hoffenheimi gjatë kësaj jave.
Arsyeja që Dortmundi po interesohet sërish për Asllanin është largimi i portugezit Fabio Silva, i cili pritet të transferohet në La Liga të Spanjës.
Ai tashmë ka njoftuar klubin për vendimin e tij dhe Dortmundi tashmë ka kontaktuar me Hoffenheimin për çështjen e Asllanit.
Asllani ka kontratë deri në vitin 2029 me Hoffenheimin, ekip që për kartonin e tij po kërkon të paktën 30 milionë euro.
Kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Asllanit, i cili këtë verë ishte ndër sulmuesit më të kërkuar në Evropë.