Wednesday, 26. August 2026
Sport

Lojërat Mesdhetare në RTSH/ Volejboll vajza, Kosova mundet nga Turqia

GS 26/08/2026 1 Min. Lesezeit

Përfaqësuesja kosovare e volejbollit për vajza nuk arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026, pasi humbi ndeshjen vendimtare ndaj Turqisë.

Vajzat “dardane” u mundën 3:0 (25:17, 25:17, 25:18) në sfidën që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.

Kosova e mbyll paraqitjen në Taranto në vendin e tretë në grup, pas Turqisë e Greqisë dhe para Maqedonisë së Veriut dhe Algjerisë. Ndaj dy të fundit shënoi fitore.

Teilen: