Wednesday, 26. August 2026
Sport

Donjeta Sadiku siguron finalen, ndeshet me rusen e Serbisë

GS 26/08/2026 1 Min. Lesezeit

Donjeta Sadiku është kualifikuar në finale të Lojërave Olimpike “Taranto 2026”.

Boksierja kosovare do ta kërkojë të artën në kategorinë deri 60 kilogramë. Në finale do të përballet me boksieren e Serbisë, Kristina Kuluhova. Kuluhova në fakt është ruse që garon për Serbinë.

Në gjysmëfinale, Donjeta ishte dominante. E mposhti boksieren e Greqisë, Sofia Legaki. Goditjet e boksieres kosovare ishin të forta dhe të pastërta që nga fillimi i meçit. Gjyqtari në ring i numëroi Legakit në raundin e parë e po ashtu në raundin e dytë.

Teilen: