Wednesday, 26. August 2026
Sport

Pafos-Dinamo, Sa Pinto: Jemi shumë optimistë, e dimë se çfarë tifozët kërkojnë

GS 26/08/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Pafos, Ricardo Sa Pinto, ka folur për mediat në prag të ndeshjes së kthimit kundër Dinamos, e vlefshme për fazën e Play Off-it të Conference League. Ndeshja e parë në “Elbasan Arena” u mbyll në barazim 1-1, duke lënë të hapur kualifikimin.

Trajneri i qipriotëve beson se me përkrahjen e tifozëve, skuadra e tij do të arrijë fitoren në sfidën e nesërme.

“Me besimin dhe cilësitë që kemi si skuadër, jemi shumë optimistë për ndeshjen e nesërme. E dimë se çfarë tifozët tanë dhe i gjithë qyteti pret prej nesh dhe jemi gati që ti gëzojmë ata”, ka thënë mes të tjerash Sa Pinto.

Teilen: