Donjeta Sadiku do të ngjitet sot në ring për finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.
Boksierja kosovare, medaliste e Botërorit dhe Evropës, do të përballet në finale me boksieren serbe Kristina Kuluhova, në një duel që nis nga ora 17:00.
Sadiku ka arritur deri në aktin final pas paraqitjeve të suksesshme në këtë garë, ndërsa sot do të kërkojë ta kurorëzojë rrugëtimin e saj me medaljen e artë.
Përfaqësuesja e Kosovës hyn në këtë përballje me synimin për ta ngritur flamurin dardan në shkallën më të lartë të podiumit.
Teilen: