Thursday, 3. September 2026
Sport

Guendouzi provokon tifozët, Openda sulmohet nga punonjësi i shtypit! Sherr masiv pas Lion-Fenerbahce

GS 27/08/2026 2 Min. Lesezeit

Ndodhi gjithçka, tension i madh gjatë dhe pas ndeshjes Lion-Fenerbahce, e vlefshme për Play-off-in e Champions League. Fituan turqit 1-2 dhe kaluan në grupe, por rezultati është dytësor në raport me sherrin masiv pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit.

Protagonist në sensin negativ ishte Matteo Guendouzi. Mesfushori me një të kaluar te skuadra rivale e Lion, Olimpique Marseille, ishte shënjestra e publikut nga fillimi deri në fund. “Pa nisur ende ndeshja, 60 mijë persona kanë ulëritur, duke më sulmuar mua, familjen tim, gruan dhe fëmijët. Kjo situatë më lëndoi, është vërtet trishtuese”, – tha Guendouzi.

Në reagim të kësaj situate, Guendouzi fillimisht u tregoi gishtin e mesit tifozëve vendës, pastaj provokoi me gjestin e reperit Jul dhe në fund preku pjesët intime, duke u tallur me të pranishmit në tribuna, para se të shkonte në dhomën e zhveshjes. Pikërisht në atë moment, kur ishte i përqafuar nga Skriniar, një pjesëtar i stafit të Lionit iu afrua për ta goditur.

Nga aty e deri në hyrjen në tunel ishte një përleshje totale, mes dhjetëra personash të përfshirë. Mes tyre edhe fatkeqi Lois Openda, sulmuesi belg që sipas mediave turke, u sulmua nga punonjësi i shtypit të Fenerbahce, Oguz Huseyinogullari. Nga imazhet duket Openda që vrapon i nervozuar drejt tij.

Një spot i shëmtuar për komepticionin më të rëndësishëm europian dhe me siguri do të ketë masa ndëshkuese disiplinore për të dyja skuadrat dhe lojtarët, me Guendouzi në krye.

Teilen: