Mbërritja në Anfield e Bradley Barcola, një anëtar i skuadrës fituese të Champions League me PSG në dy sezonet e fundit, është një perspektivë emocionuese për kapitenin e Liverpool, Virgil van Dijk.
Barcola po kryen vizitat mjekësore te Liverpool përpara se të përfundojë transferimin e tij. “Ai është një lojtar shumë i mirë. Nëse ai vjen, do të mirëpritet me krahë hapur”, deklaroi kapoiteni Van Dijk.
Një çështje që Van Dijk nuk do ta mirëpriste do të ishte shitja e shokut të tij të ekipit Cody Gakpo, i cili ka bërë përshtypje në dy ndeshjet e para të Liverpool, pavarësisht se të dyja përfunduan në barazim.
Gakpo është lidhur shumë me një transferim te Manchester City. Për këtë transferim, Van Dijk tha: “Ai është një lojtar cilësor dhe mendoj se duhet t’i mbajmë lojtarë cilësorë, por le të shohim se çfarë do të sjellin tre ditët e ardhshme”.
“Padyshim që është mjaft e qartë se dua që ai të qëndrojë, jo vetëm sepse është lojtar cilësor që është, por edhe sepse është një mik i imi dhe mendoj se do të jetë shumë i rëndësishëm për ne”, tha holandezi.