Monday, 31. August 2026
Futboll

Psikologu i Argjentinës paralajmëron: Duhet të bëjmë kujdes…, ajo që po ndodh me Álvarez nuk është kapriço

GS 31/08/2026 2 Min. Lesezeit

Juan Manuel Brindisi, psikolog i kombëtareve të Argjentinës, foli për situatën e Julián Álvarez tek Atlético Madrid, pas dëshirës së sulmuesit argjentinas për t’u larguar dhe luajtur te Barcelona.

Álvarez është fishkëllyer në “Metropolitano” gjatë ndeshjes me Malagën dhe ka munguar në disa stërvitje të Atléticos. Për mungesën në stërvitjen e parë, ai deklaroi se kishte pasur një shqetësim shëndetësor.

“Ka dy momente të stresit dhe vulnerabilitetit maksimal: njëri është kur dëmtohesh, ndërsa tjetri lidhet me merkaton, veçanërisht në ditët e fundit. Pas pasigurisë së klubit qëndron projekti i jetës. Është një nga momentet që shkakton më shumë ankth dhe vuajtje”, – saktësoi psikologu argjentinas.

Për raportimet se Álvarez mund të ketë kaluar një rënie psikologjike, Brindisi tha: “Nëse ekziston një diagnozë depresioni gjatë një negociate, çështja merr tjetër ngjyrë. Duhet të bëjmë kujdes. Personi është gjëja e parë për të cilën duhet të kujdesesh dhe kjo është diçka që kërkon trajtim”.

Ai mbrojti edhe të drejtën e lojtarit për të kërkuar largimin: “Nuk mund ta ndëshkosh një person sepse dëshiron të shkojë në një institucion tjetër. Ajo që kërkon Julián nuk është kapriço; është diçka që e dëshiron që i vogël”.

Teilen: