Portieri Emiliano Martinez, që dje debutoi me skuadrën e Chelsea në fitoren 4-3 ndaj Brighton, u shpreh se erdhi te skuadra londineze për të fituar Premier League. Klubi e regjistroi në kohë për të luajtur si titullar në “Stamford Bridge”.
Pavarësisht se pësoi 3 gola Martinez i ka sytë nga çmimi i madh: “Kam biseduar me legjendat e Chelsea, me John Terry dhe Petr Cech. E dija sa i madh është ky klub dhe çfarë duam të arrijmë këtë sezon. Erdha këtu për të ndihmuar”. “Pata shtatë vite të mrekullueshme në Aston Villa dhe kam ardhur këtu për të sfiduar veten dhe për të provuar të fitoj Premier League. Kam vetëm 2 ditë këtu, por djemtë më kanë trajtuar shumë mirë dhe do të përpiqem të sjell përvojën time për të ndihmuar ekipin të fitojë”, tha argjentinasi.
“Fitorja mbetet fitore. E di që nuk ishte një ndeshje perfekte, ishim 3-0 përpara dhe mund ta kishim mbyllur ndeshjen, por fitorja dhe ecja përpara është ajo që na duhet. Kemi 36 ndeshje të mbetura dhe është një javë pas tjetrës”, shtoi Martinez.