Monday, 31. August 2026
Futboll

Crespo bën zbulimin e bujshëm: Drejtuesit e Interit më shitën te Chelsea pa më pyetur fare

GS 31/08/2026 1 Min. Lesezeit

Hernan Crespo, ish-sulmuesi i shuqar argjentinas i disa skuadrave të njohura, ka zbuluar një prapaskenë interesante nga koha e tij me zikaltrit e Serie A: “Pas një viti tek Interi, më shitën te Chelsea pa e ditur unë. Kisha blerë shtëpi në Milano vetëm 10 ditë më parë, kisha edhe katër vite kontratë dhe ndihesha shumë mirë.

Kishim arritur në gjysmëfinalet e Champions League dhe kishim përfunduar të dytët në kampionat, pas Juventusit, kur më thanë: ‘Të kemi shitur te Chelsea’. Kësi gjërash dinte t’i bënte vetëm një trajner si Cuper.

Vieri bëri një rrëmujë në gazeta dhe më mbrojti. Me të kisha një mirëkuptim të madh. Dukej sikur ishim marrë vesh: unë shënoja në Champions dhe ai në kampionat. Bënim të pamundurën që ta ndihmonim njëri-tjetrin.

Vieri kujdesej për çdo detaj në stërvitje. Për mua ishte surprizë ta shihja mënyrën si stërvitej dhe si kujdesej për ushqimin. Për mua, gjithmonë kanë thënë se isha i fuqishëm, por pranë Bobos dukesha si një gazelë”.

 

Teilen: