Monday, 31. August 2026
Futboll

Arteta: Duhet të përgatitemi, të luajmë dhe t’u vërtetojmë të gjithëve se jemi kampionët e Premier League

GS 31/08/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, foli për mediat para ndeshjes që “topcinjtë” do të zhvillojnë sot ndaj Aston Villa, e vlefshme për javën e dytë të Premier League. Ai konfirmoi se Ezri Konsa është gati: “Ai është i disponueshëm. Është stërvitur shumë mirë dhe do të jetë i disponueshëm për përzgjedhje”.Ai foli edhe për merkaton, nëse mund të ndryshojë dicka në orët e mbetura: “Merkato nuk është mbyllur ende. Shpresoj që kur të mbyllet, të jem edhe më i kënaqur sepse do të jem edhe më i bindur se ekipi ka bërë një performancë të shkëlqyer kundër Villa dhe ka fituar ndeshjen, dhe ne jemi në skenarin më të mirë të mundshëm”.“Kjo është skuadra më e mirë që kemi, ose besojmë se mund të kemi tani. Kjo nuk është skuadra më e mirë që do të kemi pas një muaji sepse shpresojmë që lojtarët do të përmirësohen, skuadra do të përmirësohet dhe ne do të jemi më të mirë”, shtoi më tej Arteta.

“Mendoj se duhet ta kuptojmë shumë mirë se çfarë duam të bëjmë dhe të arrijmë. Mendoj se jemi shumë të qartë në mënyrën se si duam t’i qasemi çdo ndeshjeje dhe pastaj të përpiqemi ditë pas dite të vërtetojmë se i përkasim vendit ku jemi, kampionët në fuqi të Premier”, shtoi trajneri spanjoll.

Në lidhje me rikuperimin e disa lojtarëve të dëmtuar, ai shtoi: “Jurrien po përparon shumë mirë, le të shohim se si do të përfundojë këtë javë. i është në trajektoren e duhur nëse gjithçka shkon mirë. Ndërsa situata me Saliba është pak më e ndërlikuar, kështu që do të duhet pak kohë”.

Teilen: