Monday, 31. August 2026
Futboll

Klubi i përmirësoi kushtet financiare, Dembele pranon rinovimin me PSG-në

GS 31/08/2026 1 Min. Lesezeit

PSG-ja mund të marrë frymë e qetë. Ylli kryesor i skuadrës, Ousmane Dembélé, është pranë rinovimit të kontratës, e cila do ta lidhë me klubin parizien deri në qershor të vitit 2030.

Sipas “Canal+ France”, gjithçka është gati që fituesi aktual i “Topit të Artë” të firmosë marrëveshjen e re. Kontrata do të zgjasë bashkëpunimin mes Dembélé dhe PSG-së me dy vite të tjera, duke i dhënë fund çdo spekulimi për largimin e tij.

Gjatë kësaj vere u përfol se francezi mund të joshej nga futbolli arab. Megjithatë, përmirësimi i kushteve financiare, mirënjohja e lojtarit ndaj klubit dhe projekti i madh sportiv i PSG-së, me dy Champions radhazi, e kanë bindur përfundimisht.

Lajmi është një tjetër arsye për të festuar për skuadrën e drejtuar nga Luis Enrique. Trajneri spanjoll e konsideron Dembélé një nga shtyllat kryesore të ekipit. Vendimi për ta përdorur si sulmues rezultoi i shkëlqyer: 35 gola dhe 16 asistime në 53 ndeshje, në të gjitha kompeticionet.

Teilen: