Fitorja 4-0 në fundjavë ndaj Malaga ka kënaqur shumë trajnerin e Real Madrid, Jose Mourinho, që mbi të gjitha vlerëson faktin që skuadra e tij nuk pësoi gol. “Vitin e kaluar nuk e pashë shumë Real Madrid, përveç kur luajtëm kundër tyre tre herë në një muaj”, tha portugezi.
“Përpara kësaj, shikoja një ndeshje sa herë që mundesha. Nuk mund të krahasoj ekipin e këtij sezoni me atë të një viti më parë. Problemet do të vijnë, humbjet do të vijnë. Me Benfikën, nuk humba asnjë ndeshje gjatë gjithë vitit të kaluar dhe përfunduam të tretët”, deklaroi Mourinho.
Më tej, portugezi tha: “Do të pranoja me kënaqësi humbjen e disa ndeshjeve, pësimin e disa golave dhe fitimin e titujve. Por periudha negative, një fazë më pak e suksesshme, lëndimet… kjo do të ndodhë. Problemet do të vijnë. Kritikat nga shtypi, reagimet negative nga tifozët”.“Duhet të jemi shumë të ekuilibruar në sulm e mbrojtje dhe të mos lejojmë që ndikimi negativ të ndikojë në të gjithë sezonin. Ekipi duhet të jetë i bashkuar; ky është shpëtimi ynë tani. Lojtarët duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin në mbrojtje, pasi kështu do të fitojmë më shumë”, tha Mourinho.