Hajduku i Splitit mbrëmë triumfoi 2:0 ndaj Lokomotivës në Poljud, por vëmendjen më të madhe në tribuna e morën tifozët vendas, Torcida.
Tifozët e Hajdukut shfaqën në stadium një banderolë që më herët ishte konfiskuar nga tifozët e Sparta Pragës gjatë një përleshjeje mes grupeve rivale. Torcida më pas e dogji banderolën, vetëm një ditë pasi tifozët çekë kishin shfaqur një slogan në mbështetje të kriminelit të luftës Ratko Mlladiq.
Përveç djegies së banderolës, tifozët e Hajdukut iu kundërpërgjigjën edhe me kore kundër Mlladiqit.
Në tribuna u dëgjuan thirrjet: “Ratko Mladiq, Auf Wiedersehen” dhe “Po bie shi, Serbia po dështon”.
“AC Sparta Pragë distancohet nga përmbajtja e banderolës që u shfaq shkurtimisht gjatë derbit të së dielës”, deklaroi drejtori i komunikimit të klubit çek, Pavel Jína, për iDNES.
Ndërkohë, në fushë Hajduku e siguroi fitoren ndaj Lokomotivës me golat e Michele Sheg dhe Marin Shotiçek.