Pasi u la jashtë ekipit për ndeshjen e fundit në kampionat, Milot Rashica ka bërë të qartë vendimin e tij në lidhje me të ardhmen te Beshiktashi.
Bëhet e ditur se Rashica ka njoftuar menaxherin e tij se dëshiron largimin nga Beshiktashi, i cili pritet të realizohet brenda kësaj jave.
Rashica nuk u përfshi në ekip nga trajneri Vincenzo Italiano për ndeshjen kundër Corumit, të cilin Beshiktashi e fitoi me rezultatin 6:2 në kuadër të xhiros së tretë kampionale.
Ky ishte një mesazh i qartë për Rashicën se ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Beshiktashit dhe për këtë arsye do të largohet.
Rashica ka kontratë me Beshiktashin deri në verën e ardhshme kurse paga e tij vjetore te skuadra turke është 2.5 milionë euro.
Te Beshiktashi i kanë propozuar Rashicës shkëputjen e kontratës, të cilën 30-vjeçari e ka refuzuar kategorikisht dhe tani drejtuesit e klubit po shpresojnë të marrin ofertë nga ndonjë skuadër tjetër.
Interesimi për Rashicën nuk ka munguar dhe duke pasur këtë parasysh, tani Beshiktashi po kërkon vetëm 3.5 milionë euro për kartonin e tij.