Tuesday, 1. September 2026
Sport

Xhaka në formacionin e javës në Premier League

GS 01/09/2026 1 Min. Lesezeit

Granit Xhaka ka vazhduar me paraqitje të mira te skuadra e Sunderlandit edhe në sezonin e ri të Premier Leagues.

Xhaka ishte ndër më të dalluarit në fitoren 1:0 kundër Fulhamit, të cilën Sunderlandi e arriti në kuadër të xhiros së dytë të kampionatit anglez.

E pikërisht kjo paraqitje e Xhakës, ka bërë që kapiteni i Sunderlandit të përfshihet në formacionin më të mirë të xhiros së dytë në Premier League nga “Sofascore”.

Për paraqitjen ndaj Fulhamit, Xhaka është vlerësuar me notën 8.4 dhe ishte futbollisti i vetëm i Sunderlandit i përfshirë në ekipin më të mirë të javës.

Pas dy xhirove të zhvilluara në kuadër të këtij sezoni në Premier League, Sunderlandi ka tubuar 3 pikë kurse Xhaka ka dy paraqitje apo 180 minuta lojë.

Mesfushori 33-vjeçar ka kontratë me skuadrën e Sunderlandit deri në verën e vitit 2028.

Teilen: