Tuesday, 1. September 2026
Sport

Tjetër goditje e madhe nga Manchester City, merr Enzo Fernandez nga Chelsea

GS 01/09/2026 1 Min. Lesezeit

Tjetër lëvizje e rëndësishme në Premier League, ku kalimi i Enzo Fernandez te Manchester City duket punë e kryer dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Lojtari pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe pastaj të firmosë kontratën e re me “qytetarët”.

Vendimtare në këtë lëvizje ka qenë dëshira e trajnerit Enzo Maresca, i cili ka këmbëngulur për të pasur sërish nën urdhrat e tij mesfushorin argjentinas, pas eksperiencës që të dy patën te Chelsea. Klubi londinez ndërkohë kërkon Kone nga Roma për të zëvendësuar argjentinasin dhe ofron 55 milionë euro për klubin italian.

Pritet të mësohen ndërkohë detajet e kalimit të Fernandez te Manchester City, shifra që do të paguajë për Chelsea, ku flitet për 120 milionë euro, si dhe kohëzgjatja e kontratës.

Vetëm pak ditë më parë City bleu Bouaddi nga Lille për 100 milionë euro. Marokeni konsiderohet si pasardhësi i Rodrit, por me afrimin e Fernandez sigurisht që vendin e titullarit do ta marrë argjentinasi.

Teilen: