Tuesday, 1. September 2026
Sport

Karateisti Selmani në gjysmëfinale të “Tarranto 2026”

GS 01/09/2026 1 Min. Lesezeit

Karateisti Islam Selmani është kualifikuar në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare.

Ai po garon në kategorinë deri 60 kilogramë. Për vend në finale përballet me grekun Christos Xenos, pas pak.

Selmani nisi me fitore 2:0 ndaj Sami tas të Francës. Në çerekfinale e mposhti qipriotin Andreas Gavriel. Qiprioti u diskualifikua.

Ndërkohë, karateistja Qëndresa Ibrahimi, është mposhtur në luftë për medalje të bronztë në kategorinë deri në 55 kilogramë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Qëndresa pësoi 4:2 nga karateistja e Bosnjë-Hercegovinës, Nejra Sipoviq.

Qëndresa Ibrahimi nisi me fitores 5:2 ndaj turkes Zumra Im. Më pas në gjysmëfinale pësoi 9:1 nga Chaimae Elhayti e Marokut.

Karateistja tjetër, Albulenë Gërvalla, humbi në luftën e parë në 50 kilogramë. Pësoi 3:1 nga Hiranur Temizel e Turqisë.

 

Teilen: