Tuesday, 1. September 2026
Sport

Hoxha pranë largimit nga Dinamo

GS 01/09/2026 1 Min. Lesezeit

Arbër Hoxha mund të bëjë një lëvizje të papritur gjatë kësaj jave, pasi gjasat janë të mëdha që të largohet nga Dinamo e Zagrebit.

Raportohet se situata e Hoxhës te skuadra kroate ka ndryshuar, ndonëse ai ka kontratë valide deri në vitin 2029.

Ekziston mundësia që Hoxha të largohet në ditët e fundit të afatit kalimtar, i cili në Kroaci mbyllet të hënën e ardhshme.

Te skuadra kroate kanë vendosur që Hoxhën ta nxjerrin në shitje për shkak se reparti ofensiv është i mbipopulluar, duke e liruar futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë.

Megjithatë, kjo jave pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Hoxhës, i cili në sezonin aktual ka shënuar dy gola për ekipin e madh nga Kroacia.

Në rast se Hoxha nuk largohet, atëherë ai do të mbetet në klub dhe do të luftojë për një vend titullari për sezonin aktual.

Teilen: