Enkileda Carja i ka sjellë ditën e sotme medaljen e radhës Shqipërisë. Peshëngritësja kuqezi ka përfunduar e treta në finalen e disiplinës së shkëputjes duke ngritur 100 kg.
Carja ishte e sukseshme në dy tentativa nga tre që pati në dispozicion. Në të parën ajo ngriti me sukses shtangën 98 kg. Në të dytën, ia doli që të kishte sukses edhe pse shtoi dy kg më shumë. Ndërsa në provën e saj të tretë Carja tentoi mendaljen e artë duke vendosur vetën në provën e vështirë të 103 kg, por nuk pati sukses.
Tentativa e saj e dytë i vlejti shumë pasi u ngjit në vendin më të ulët në pod. Ndërsa në dy vendet e para u renditën Giulia Miserendino (102 kg) dhe Roufida Fathi Taha Abdeltawwab (101 kg) respektivisht në vendin e parë dhe të dytë. A.V.