Julian Alvarez ka vendosur që të qëndrojë tek Atletico Madridi të paktën deri në afatin kalimtar të janarit, duke i dhënë fund “sagës” së verës.
Pavarësisht interesimit të madh të Arsenalit dhe dëshirës personale për t’iu bashkuar Barcelonës, sulmuesi argjentinas do të vazhdojë të luajë nën urdhrat e Diego Simeones, kanë shkruar të martën disa media në Spanjë.
Vendimi u mor në fund të afatit kalimtar, gjatë të cilit argjentinasi ishte më i përmendur në tërë futbollin evropian, pas refuzimit të Atleticos që ta shesë te Barcelona dhe interesimit të Arsenalit për të shfrytëzuar tensionet e lojtarit me klubin.
Gjithsesi, sulmuesi ka vendosur të refuzojë Anglinë. Ai është i vendosur për të kaluar te Barça dhe nuk po synon rrugë të tjera.