Tuesday, 1. September 2026
Sport

KFF Mitrovica eliminohet nga Evropa

GS 01/09/2026 1 Min. Lesezeit

Futbollistet e Mitrovicës janë eliminuar nga “Europa Cup”, që është niveli i dytë kontinental për klube të futbollisteve.

Mitrovica në ndeshjen e kthimit të zhvilluar të martën pasdite në Shkup u mposht nga skuadra ukrainase, Metalist Kharkiv, me rezultatin e thellë 5:0.

Ndeshja e parë e zhvilluar mes dy skuadrave në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, përfundoi baras pa gola.

Viktoriya Hiryn shënoi dy gola për skuadrën ukrainase, kurse nga një e realizuan Daryna Apanaschenko, Olha Basanska dhe Tamila Khimich.

Mitrovica u zhvendos në Kupën Evropiane pas një kampanje pozitive në Ligën e Kampionëve. Në gjysmëfinale të raundit të parë kualifikues e mposhti kampionin e Moldavisë, ndërsa në finale e mposhti kampionin e Bullgarisë.

Në raundin e dytë kualifikues të Championsit, mitrovicaset fillimisht pësuan nga Branni norvegjez. Por me fitore ndaj Ferencvaroshit hungarez, kampionia e Kosovës e siguroi kalimin në “Europa Cup”’.

Teilen: