Antonio Rüdiger mendon se është momenti i duhur për t’i dhënë lamtumirën kombëtares gjermane të futbollit. Qendërmbrojtësi i Real Madrid ka vendosur për të mbyllur këtë etapë pasi mendon se fiziku i tij nuk mund të përballojë më shumë kaq shumë sfida brenda një sezoni.
Edhe pse lojtari ende nuk ka bërë publlik këtë vendim mësohet se është konsultuar me Jurgen Klopp. Sipas Rüdiger, Gjermania ka nevojë që të fokusohet tek lojtarët e rinj dhe të shikojë nga e ardhmja. Gjatë periudhës që Rüdiger ka veshur fanellën e katër herë kampionëve të botës ka mundur që të festojë vetëm një trofe, Kupën e Konfederatave 2017. A.V.
Teilen: