Tuesday, 1. September 2026
Sport

Selmani ia dedikon Kosovës suksesin në Lojërat Mesdhetare

GS 01/09/2026 2 Min. Lesezeit

Islam Selmani është kampion mesdhetar në karate. Ai fitoi të artën në Lojëra Mesdhetare “Taranto 2026”. Në finale të kategorisë deri 60 kg, fitoi ndaj karateistit turk, Burak Ozdemir. Ndaj tij fitoi 1:0. Lufta ishte e fortë, por Islami realizoi pikën e vetme.

Për Kosovën është medalja e shtatë në Taranto, e dyta e artë.

Selmani e nisi ditën me fitore 2:0 ndaj Sami Tas të Francës. Në çerekfinale e mposhti qipriotin Andreas Gavriel. Qiprioti ishte duke udhëhequr, por u diskualifikua. Në gjysmëfinale, 21-vjeçari Selmani ishte bindës ndaj grekut të suksesshëm, Christos Xenos. Ndaj tij fitoi me rezultatin e thellë 11:5.

Karateisti Islam Selmani është shprehur krenar pasi e fitoi titullin e kampionit në Lojëra Mesdhetare.
Selmani e fitoi të artën në kategorinë deri në 60 kilogramë.

“Po ndihem shumë mirë pasi ia dola të bëhem kampion, marrë parasysh se isha i lënduar. E kam pritur këtë sukses. Ishte shumë vështirë. Kisha përballë garues të nivelit të lartë. Të gjithë janë në Top-30 të botës. Në gjysmëfinale e kam mposhtur bindshëm grekun që është medalist olimpik dhe kampion botëror. Suksesin ia dedikoj gjithë Kosovës”, ka thënë Selmani për Komitetin Olimpik të Kosovës.

Teilen: