Tuesday, 1. September 2026
Futboll

“Dua të përjetoj përsëri këtë ndjenjë”, ylli i ri i Barcelonës flet pas debutimit si dhe “ngre në qiell” Raphinha-n dhe Lamal

GS 01/09/2026 1 Min. Lesezeit

Hamza Abdelkarim ishte shumë i emocionuar pas debutimit me Barcelonën në La Liga, pas fitores 5-2 ndaj Rayo Vallecano. “Jam shumë i lumtur që luaj ndeshjen time të parë dhe shpresoj të arrij më shumë suksese në të ardhmen.

Kishte shumë njerëz dhe kisha shumë emocione kur dola në fushë. Ishte një ndjenjë shumë e fuqishme. Dua ta përjetoj përsëri e përsëri”, tha Abdelkarim.

18-vjeçari egjiptian pati lëvdata të shumta për dy shokët e tij në sulm, Raphinha dhe Lamine Yamal. “Raphinha është një person i mrekullueshëm dhe të gjithë e dimë se ai gjithmonë jep më të mirën e tij kudo në fushë”, tha Abdelkarim.

Ndërkohë, Lamine Yamal-in e konsideroi si një “talent magjik në këmbët e tij”.

Teilen: