Youssuf Fofana largohet nga Milani. Pas transferimit të dështuar te Lioni, pak sekonda nga gongu i mbylljes së merkatos ai ka kaluar te Sevilja. Klubi spanjoll ka mbyllur afrimin e lojtarit të Milanit pak para mesnatës.
Me një komunikatë për shtyp, klubi italian ka konfirmuar huazimin e francezit. “AC Milan komunikon se shitur përkohësisht shërbimet e futbollistit Youssouf Fofana te Sevilja FC, deri më 30 qershor 2027. Klubi e falënderon Youssouf për profesionalizmin dhe impenjimin e treguar dhe gjithashtu i uron suksese për këtë sezon sportiv”, – shkruhet në komunikatën e kuqezinjve.
Fofana ikën, Tomori qëndron. Mbrojtësi anglez, i konsideruar i panevojshëm nga klubi, është riintegruar në skuadër në fund të merkatos, pasi Milani nuk mundi të afronte mbrojtësin portugez Tiago Gabriel nga Leçe.