Wednesday, 2. September 2026
Futboll

Alisson: Kemi shumë gjëra për të përmirësuar, por nuk na tremb sfida e re e këtij sezoni

GS 02/09/2026 1 Min. Lesezeit

Dy ndeshjet e para në Premier League këtë sezon nuk kanë qenë shumë të mira për Liverpool, që i ka barazuar të dyja me shifrat 2-2. Një start jo fort i mirë për skuadrën që këtë sezon drejtohet nga spanjolli Andoni Iraola.

Gjithsesi, portieri Alisson mendon pozitivisht për sezonin që sapo ka nisur: “Kemi bërë ndeshje të mira, por kemi ende gjëra për të përmirësuar. Nuk kemi qëndrueshmëri  për të gjithë ndeshjen, por do të arrijmë aty”.“Gjëja më e mirë është të fitojmë dhe duhet të shkojmë me atë mentalitet në ndeshjen e radhës. Nuk patëm rezultate të shkëlqyera në parasezon, ndaj po stërvitemi shumë fort, jemi stërvitur shumë fort në javët e fundit, në muajin e fundit”, tha Alisson.

Jo shumë ekipe do ta mbajnë kontrollin e topit kundër nesh nëse luajmë me qëndrimin e duhur, me planin e duhur, në mënyrën se si po përgatitemi, me intensitetin për të cilin po përgatitemi. Duhet punë, por jemi gati për sfidë”, tha braziliani.

Teilen: