Fushata e blerjeve të verës nga klubet e pasura të Premier League ka shënuar një rekord. Kulmi ishte firma e mesfushorit Enzo Fernandez, për të cilin Manchester City pagoi 125 milionë stërlina te Chelsea.
Futbollisti argjentinas bëhet kështu një nga më të shtrenjtët në histori. Lëvizja e Fernandez ishte më e rëndësishmja e këtij sesioni të merkatos, gjatë të cilit skuadrat e Premier League kanë shpenzuar në total rreth 4.7 miliardë stërlina (5.5 miliardë euro).
Kontratat e firmosura për të drejtat televizive kombëtare dhe ndërkombëtare u japin klubeve angleze një fuqi blerëse të jashtëzakonshme. City ka konfirmuar blerjen e Iliman Ndiaye për 70 milionë euro dhe ka dhënë në huazim Jack Grealish tek Everton. Vetëm për blerjet e lojtarëve të rinj shpenzimet e këtij klubi në këtë sesion merkatoje i kalojnë 518 milionë euro.