Ertjan Kofsha mbylli edhe garën e shtytjes për peshat 95 kg në vendin e katërt falë provës së dytë ku pati sukses duke ngritur 194 kg.
21-vjeçari nisi këtë garë me 192 kg, por nuk ia doli që ta ngrinte ashtu siç i ndodhi edhe në provën e tretë ku kishte kërkuar peshën 196 kg.
Kofsha arriti që të mbyllte garën e tij në vendin e katërt në stilin e shtytjes duke i shkuar shumë pranë medaljes së bronztë.
Më mirë se ai performuan Faris Touairi (195 kg), Kianoush Rostami (203 kg) dhe Karim Ibrahim Ibrahim Aly Abokahla (204 kg). A.V.
Teilen: