Wednesday, 2. September 2026
Sport

Lojërat Mesdhetare në RTSH/ Shqipëria fiton 6 medalje në Taranto 2026

GS 02/09/2026 1 Min. Lesezeit

Po u vjen fundi Lojërave Mesdhetare Taranto 2026 në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Nesër është dita e fundit e Lojërave dhe Ceremoninë e Mbylljes mund ta ndiqni drejtpërdrejt në RTSH. Sportistët kuqezi kanë përfunduar garat e tyre ditën e sotme dhe Shqipëria largohet nga Taranto 2026 me 6 medalje të fituara, 2 ari, 1 argjendi dhe 3 bronzi.

Mundja dhe peshëngritja kanë qenë sportet që kanë sjellë këto medalje për skuadrën shqiptare.

Islam Dudaev ka fituar medaljen e artë në mundjen e lirë, Zelimkhan Abakarov ka fituar medaljen e argjendtë po në mundjen e lirë, ndërsa Ardit Zeneli ka fituar medaljen e bronztë në mundjen klasike.

Briken Calja ka fituar medaljen e artë në peshëngritje në stilin e shkëputjes  në peshën 75 kg si dhe medaljen e bronztë në shtytje, duke thyer 4 rekorde të Mesdheut. Edhe peshëngritësja e talentuar Enkileda Carja ka fituar medaljen e bronztë në peshën deri në 69 kg.

Shqipëria mbyll aventurën në Taranto 2026 me 6 medalje në total, 2 më shumë se në edicionin e kaluar të Lojërave Mesdhetare Oran 2022, ku skuadra kuqezi fitoi 4 medalje në total (2 ari, 1 argjendi dhe 1 bronzi).

Teilen: