Wednesday, 2. September 2026
Futboll

Kun Aguero paralajmëron Barcelonën për Gabriel Jesus, parashikon sa gola do të shënojë braziliani

GS 02/09/2026 1 Min. Lesezeit

Sergio Aguero e sheh si një lëvizje të zgjuar nga ana e Barcelonës transferimin e Gabriel Jesus. Argjentinasi beson se sulmuesi brazilian do të përshtatet pa probleme me sistemin e Hansi Flick te Barcelona dhe lehtësisht do të arrijë shifra dyshifrore përsa i përket golave të shënuar.

“Gabriel Jesus mund t’i sjellë shumë Barcës. Pep [Guardiola] e përdori atë kur na duhej një sulmues më sulmues dhe ai kishte një rol shumë të qartë. Flick ka një stil të ngjashëm. Në Premier League është shumë e vështirë të shënosh gola, është shumë e komplikuar. Mendoj se ai mund të shënojë lehtësisht 10 ose 15 gola në sezon”, tha Aguero.

Kujtojmë se Barcelona pagoi 15 milionë euro tek Arseanl për Gabriel Jesus, i cili ka firmosur për 4 vite me katalanasit.

Teilen: