Wednesday, 2. September 2026
Futboll

“Ai donte Juventusin, priti deri në fund të gushtit, por ndoshta drejtorët nuk ishin të bindur”

GS 02/09/2026 3 Min. Lesezeit

Një nga lëvizjet befasuese të merkatos së verës e cila u mbyll më 1 shtator, ishte padyshim edhe transferimi i Franck Kessie tek Atalanta.

Mesfushori i Bregut të Fildishtë është përfolur gjatë gjithë verës për një transferim të mundshëm te Juventus, por në fund ndodhi befasia dhe u rikthye te ish-klubi i tij.

Agjenti i 29-vjeçarit ka bërë së fundmi një deklaratë të bujshme ku tregon pse dështoi transferimi i Kessie te Juventus.

“Negociatat me Juventusin nuk filluan në ditët e fundit të afatit të merkatos. Historia filloi shumë javë më parë, kur Franck Kessie me kontratën e tij të skaduar, në thelb kishte vendosur se donte të angazhohej në projektin e Juventusit. Ai hodhi poshtë disa oferta nga klube të tjera, disa prej tyre me shifra që objektivisht do të kishin qenë të pamundura për t’u refuzuar për shumicën dërrmuese të lojtarëve.

Ne i kuptuam nevojat e klubit, ramë dakord të prisnim dhe i dhamë Juventusit kohën e nevojshme për të përfunduar disa marrëveshje dalëse dhe për të krijuar kushtet financiare dhe teknike për të bërë një ofertë.

Edhe pse ishte shumë më poshtë se kushtet e diskutuara fillimisht, unë kisha siguruar miratimin e lojtarit për të rishikuar kërkesat e tij dhe për t’i ulur ato posaçërisht për t’iu përshtatur nevojave dhe vështirësive të Juventusit: në atë pikë, përparësia e tij nuk ishte të maksimizonte fitimet e tij, por të bashkohej me Juventusin.

Duke besuar se kishte bërë gjithçka të mundshme për t’iu përgjigjur klubit në gjysmë të rrugës, dhe i vetëdijshëm për udhëtimin e tij, vlerën e tij dhe sakrificat që kishte bërë për të ruajtur Juventusin si përparësinë e tij, në fund të gushtit Franck nxori disa përfundime legjitime dhe të arsyeshme në lidhje me vendosmërinë e vërtetë të klubit për ta nënshkruar atë. Ishte bërë çështje respekti, besimi në aftësitë e tij dhe, mbi të gjitha, dinjiteti.

Franck e donte vërtet Juventusin dhe e tregoi këtë përmes veprimeve të tij, përmes pritjes dhe përmes sakrificave të konsiderueshme financiare. Por të duash një fanellë nuk do të thotë të heqësh dorë nga dinjiteti yt ose nga respekti që një profesionist me karrierën e tij beson se e meriton”, u shpreh Atangana, agjenti i Kessie, në një deklaratë të gjatë.

Teilen: