Rey Manaj ishte protagonisti absolut në sfidën Sivaspor – Mardin, duke realizuar dy gola.
Sivaspori e pa veten në disavantazh të dyfishtë, por sulmuesi i Kombëtares shqiptare mori përsipër të ndryshojë fatin e ndeshjes.
Në minutën e 62-të, Manaj shënoi golin e parë, ndërsa vetëm nëntë minuta më vonë realizoi edhe të dytin, duke barazuar rezultatin.
Me këto dy gola, 29-vjeçari shkon në 5 gola pas pesë javësh në Ligën e Parë turke dhe kryeson renditjen e golashënuesve. Një nisje fantastike sezoni për sulmuesin shqiptar.
Teilen: