Thursday, 3. September 2026
Sport

“Dhashë vërtet gjithçka që kisha”, Dzeko jep dorëheqjen nga kombëtarja boshnjake

GS 03/09/2026 1 Min. Lesezeit

Botërori 2026 me Bosnje dhe Hercegovinën ka qenë kapitulli i fundi i Edin Dzeko-s në arenën ndërkombëtare.

40-vjeçari ka lajmëruar pak minuta më parë se dueli i 2 tetorit kundër Suedisë do të jetë i lamtumirës.

“Në karrierën time asgjë nuk mund të krahasohet kurrë me krenarinë që ndjeva çdo herë që vesha këtë fanellë. Asgjë!” shkroi lojtari i Schalke në postimin emocional. “Tani ndiej se ka ardhur koha të tërhiqem. Nëse arrita moshën 40 vjeç në ekipin kombëtar, kjo është sepse dhashë vërtet gjithçka që kisha. Çdo herë. Gjithçka”, tha Dzeko.

Teilen: